Në Çair ishte vënduar një tabele e shtabit zgjedhorë të LSDM-së për këtë zonë. Në të njejtën informacionet për shtabin ishin edhe në gjuhën shqipe por tabela nuk është më, përcjell Telegrafi Maqedoni.
LSDM ka njoftuar se kjo tabelë është vëndosur pa lejen e partisë.
”LSDM njofton se tabela në shtabin e partisë në Çair është vënduar pa lejen e organeve dhe trupeve politike brenda partisë. Ata që mundohen që të nxisin propagandë në tema ndëretnike frikohen nga humbja në zgjedhjet e ardhshme.” thuhet në reagimin e partisë opozitare.
Telegrafi Maqedoni disa ditë më parë njoftoi se kësaj tabele i është hequr vetëm mbishkrimi në shqip.
Por e njejta tani është hequr e tëra.
Përndryshe, kryetari i kësaj partie më herët paralajmëroi dygjuhësi në të gjithë territorin e Maqedonisë./Telegrafi/