Site icon Telegrafi

Tabanoc, parandalohet kontrabandimi i arit me vlerë prej 30 mijë eurove

Policia doganore më 31 janar në kalimin kufitar në Tabanoc, ka parandaluar futjen e arit në mënyrë ilegale në vlerë prej 30 mijë eurove.

“Më 21 janar, në kalimin kufitar Tabanoc, zyrtarët e doganave kanë kryer kontrolle tek personi T.M shtetas i Maqedonisë, i cili ishte paraqitur për t’u futur në Maqedoni. Gjatë kontrolleve, policët në xhepin e palltos së tij kanë gjetur ar, dy lira dhe orë dore prej ari. Sipas hetimeve të para, vlera e arit arrin mbi 29 mijë euro”, thonë nga policia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Policia më tej shton se ndaj të dyshuarit Prokuroria Themelore në Kumanovë ka ngritur padi penale për veprën penale “kontrabandë”, kurse gjykatësi i procedurës paraprake i ka shqiptuar masën e përkujdesit, gjegjsisht marrjen e pasaportës./Telegrafi/

Exit mobile version