Kosovës do t’i mungojë Vedat Muriqi në këtë ndeshje, por edhe në atë me Anglinë, pasi dëmtimi i marrë me Fenerbahcen në fundjavë ka dal të jetë i rëndë.
Në konferencë për shtyp, Milot Rashica e nënvizoi se është mungesë e madhe ajo e Muriqit, por do të mundohen që ta zëvendësojnë.
“Normal është mungesë e madhe, duke e ditur formën që po kalon si me klubi si me kombëtare. Nuk kemi çka të bëjmë, futbolli i ka këto. Edhe në ndeshjet tjera kanë munguar lojtarë, por kemi pas rezultat”.
“Shpresojmë të fitojmë për shtetin, tifozët, Vedatin, Hekuranin, Arbërin dhe ta marrim maksimumin”.
Miloti shtoi se është i gatshëm të luajë në sulm nëse ia kërkon trajneri.
“A mund të luash si sulmues? Unë shumicën e ndeshjeve i luaj si sulmues atje (Werder Bremen). Nuk e di formacionin, por ta shohim si thotë trajneri”.
“Atje po luaj si sulmues, por kemi edhe lojtarë tjerë, pasi nëse na kemi ardhur deri këtu, ka qenë grupi që e ka bërë këtë”, ka thënë Rashica. /Telegrafi/