Telegrafi

“Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”: Resorti turistik dalë ngadalë po çlirohet

Iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” informon se është miratuar kërkesa e tyre, që ELEM Turs të ndahet nga ESM – Maqedoni dhe tani do të vazhdojnë procedurat ligjore.

Nga kjo iniciativë thonë se Ministria e Ekonomisë e ka pranuar propozimin e tyre në mbledhjen e sotme (9 mars 2021).

“ESORTI TURISTIK KODRA E DIELLIT DALE NGADALE PO CLIROHET! Sapo informoi institucioni bartes i grupit punues (Ministria e Ekonomise) se kerkesa e cila u kerkua nga te gjithe perfaqesuesit ne mbledhjen e pare te grupit punues , qe ELEM TURS te ndahet nga ESM – Maqedoni, ky propozim u miratua ne mbledhjen e sotme te dates 09.03.2021 dhe tani vazhdojne procedurat ne vijim per kompletimin e procedures ligjore.
Njikohesisht pas kesaj procedure te nderlikuar te rrifillohet menjehere me planifikimin konkret per te formuar PARTNERITETIN PUBLIKO PRIVAT ku qendra turistike KODRA E DIELLIT do i ofrohet sektorit privat, kompanive te ndryshme boterore per te investuar ne te dhe te zbarkoje nje e neserme me e ndritshme per kete qender”.

“Ne mbledhjen e pare ne si iniciative ishim konstruktiv , pasi qe plotesohet edhe kerkesa baze e Iniciatives, kerkese te cilen e kishim edhe para ZOTIMIT te partive politike ne vend te cilet e nenshkruajten para zgjedhjeve te fundit parlamentare te vitit 2020”, (sic) shkruajnë nga iniciativa “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”./Telegrafi/

RESORTI TURISTIK KODRA E DIELLIT DALE NGADALE PO CLIROHET !
Sapo informoi institucioni bartes i grupit punues (Ministria…

Posted by Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit on Tuesday, 9 March 2021