Site icon Telegrafi

“Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” me reagim të ashpër për teleferikun me gjashtë ulëse që nuk funksionon

Foto: AIM

Hamdi Sulimani nga “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” në video të publikuar në ‘Facebook’ tha se teleferiku me gjashtë ulëse u hap dhe u vendos në funksion nga të gjithë funksionarët e BDI-së bashkër me kryeministrin e atëhershëm në detyrë, Oliver Spasovski.

“Tani të njëjtin, ne sot kemi ardhur që ta përdorim, dhe nuk është në gjendje funksionale”, thotë Silimani, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai shton se 10 milionë euro taksa të qytetarëve janë shpenzuar në këtë teleferik i cili nuk funksionon.

“Nuk ka pranim teknik, nuk pranim-dorëzim teknik nga prodhuesi dhe nuk është lëshuar në përdorim nga Fakulteti i Makinerisë dhe institucionet përkatëse”, thotë Sulimani./Telegrafi/

Exit mobile version