Site icon Telegrafi

Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit: Ministria e Transportit nuk e di se pse ELEM është i vendosur në Kodrën e Diellit (Dokument)

Iniciativa për mbrojtjen e malit sharr dhe qendrës turistike Kodra e Diellit ”Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” ka bërë me dije edhe komunikimin zyrtarë në mes Komunës së Tetovës dhe Ministrisë së Transportit ku në njoftimin zyrtar të kësaj ministrie thuhet se nuk kanë dijeni rreth pronësisë dhe për planin veprues me të cilin vepron ELEM Turs SH.A, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në vijim është njoftimi i kësaj iniciative për këtë kakofoni të institucioneve:
”Pas reagimeve ndaj institucioneve relevante përgjegjëse rreth problematikës së Kodrës së Diellit, si dhe pas shumë kërkesave të ndryshme të inicuara nga ne deri tek Komuna apo Ministria e Transportit, sot përfundimisht Iniciativa jonë nga autoritetet Komunale mori një përgjigje të cilën ata e kanë pranuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
ATA DEMENTOJNË ME KËTË LETËR SE NUK KANË DIJENI RRETH ÇËSHTJES PRONËSORE JURIDIKE DHE MASTER PLANIT TË PUNUAR NGA ELEM TURS AD PËR KODRËN E DIELLIT.
Kështu Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e ndërpren procedurën për qasje të lirë tek informacionet me karakter publik nr.20-2296/1 nga data 22.02.2017 të Komunës së Tetoves, dërguar drejt Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.” shkruajnë nga ”Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” . /Telegrafi/

Exit mobile version