Iniciativa “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” gjatë ditës së djeshme ka realizuar takime me banorët e fshatrave Shipkovicë, Gajre dhe Lisec, të cilët preken drejpërdrejt nga situata aktuale në Kodrën e Diellit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga kjo iniciativë thonë se qëllimi i takimeve është njoftimi me banorët e këtyre fshatrave për këtë nismën, shkaqet e aktivizimit.
Ata thonë se banorët e këtyre fshatrave e kanë siguruar ekzistencën e tyre pikërisht duke qenë të punësuar në Kodrën e Diellit, kurse sot situata është krejtësisht ndryshe.
Banorët të cilët janë takuar me përfaqësuesit e iniciativës “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” janë shprehu të gatshëm për të ndihmuar këtë nismë në çdo hap./Telegrafi/