Telegrafi

“A do ta shohim këtë burrë duke vdekur?” – televizioni kritikohet ashpër për pamjet e publikuara nga zjarri në Londër (Video)

“Mirëmëngjesi Britani” ka qenë duke filmuar një burrë të bllokuar në ndërtesën shumëkatëshe të përfshirë gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Londër.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një burrë të bllokuar nga një dritare e katit të 11-të që me dëshpërim lutet për ndihmë.

Dhe ajo çfarë u ka bërë përshtypje shikuesve televiziv ka qenë fakti se ky televizion ka qenë duke i treguar pamjet e këtij plaku për një kohë të gjatë.

Një person ka shkruar në Twitter: “Pse vazhdoni të tregoni njeriun e gjorë që lufton për jetën e tij – ju jeni moralisht të falimentuar …. ai ka një familje që e sheh këtë”.

Një tjetër ka shkruar: “‘Mirëmëngjesi Britani’ duhet të ndalë shfaqjen e këtij njeriu të gjorë duke u lutur për jetën e tij në katin e 11, sikur të ishte diçka argëtuese”.

“Ju lutemi ndaloni të filmoni atë njeri të gjorë në dëshpërim, i mbërthyer brenda banesës së tij të djegur”, u lut një tjetër.

E komenti i një tjetri ka qenë edhe më i ashpër: Kjo është e tepërt. A do ta shikojmë këtë njeri të gjorë duke vdekur përmes TV-së?!”

Zjarri mbi ndërtesën shumëkatëshe në Londër thuhet të ketë shpërthyer në orët e hershme të ditës së sotme.

Nga kjo, si pasojë, përveç deri më tani për gjashtë të vdekurve, thuhet se janë lënduar së paku 30 persona dhe dyshohet se të tjerë kanë mbetur brenda ndërtesës. /Telegrafi/