Pampasi mund të arrijë një lartësi deri në dy metra e gjysmë. Krijon një pamje klasike dhe elegante
Mund ta rritni në oborr, por edhe ta përdorni si dekorim të banesës. Me të, çdo enterier duket tepër luksoz, transmeton Telegrafi.
Kultivimi i pampasit
Pampasi është i lehtë për t’u mirëmbajtur dhe kërkon vetëm një krasitje vjetore. Këtij bari të qëndrueshëm nuk i pëlqejnë era dhe thatësira, është i qëndrueshëm ndaj shumicës së sëmundjeve dhe dëmtuesve.
Pampasi dhe drita
Një vend me shumë diell është ideal për këtë bar, megjithëse mund të rritet edhe në diell të pjesshëm. Shumë hije mund të krijojë në dhé shumë lagështi, e cila mund të shkaktojë probleme kërpudhore.
Dheu për pampas
Dheu i lagësht, i drenazhuar mirë dhe i pasur me lëndë ushqyese është thelbësor për rritjen e pampasit. Kompostoja është një shtesë e mirë për dheun, sepse e pasuron dhe e nxit kullimin.
Ujitja e pampasit
Pampasi është i qëndrueshëm ndaj thatësirës. Është mirë që ujin ta marrë nga reshjet natyrore, përveç nëse ka një thatësirë ekstreme. Kur bëhet fjalë për një bimë të re, ujiteni mirë pas mbjelljes.
/Telegrafi/