Site icon Telegrafi

BE do ta përkrah Auditorin e Përgjithshëm

Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani, ka pritur në takim, Udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, i cili me këtë rast ka shprehur urimet e tij dhe ka konfirmuar vazhdimin e mbështetjes që Auditori i Përgjithshëm do të ketë në përmbushjen e mandatit të tij.

Osmani duke shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e deritanishme që Bashkimi Evropian ka dhënë për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm në ngritjen e kapaciteteve, e ka informuar lidhur me objektivat strategjike dhe forcimin e kapacitetit institucional për periudhën e ardhshme.

Në fokus të bisedës gjatë takimit ishte ligji për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit dhe kontributin që Zyra e BE-s kishte dhënë në draftimin e tij. Të dyja palët u shprehën shumë të kënaqur që ky ligj shumë shpejt pritet të miratohet në Kuvend dhe Kosova të vazhdoj rrugëtimin e saj për plotësimin e standardeve evropiane edhe në fushën e auditimit publik.

Gjatë takimit është nënvizuar rëndësia që raportet e auditimit kanë për menaxhmentin e subjekteve të audituara, për të vazhduar të përmisojnë përformancën e tyre dhe përdorin paranë publike në pajtim me rregulloret dhe në mënyrë të efektshme.

Në takim ishin të pranishëm edhe bashkëpunëtorë të Zhbogar dhe Osmani. /Telegrafi/

Exit mobile version