Telegrafi

“Do ta nxjerrin me ambulancë” – argjentinasi Medina që luan te Lens bën një pretendim që përfshin Messin dhe Mbappen

Paris Saint-Germain ndeshjen e radhës e luan ndaj Lens në Ligue 1, skuadra që ka befasuar këtë sezon në kampionatin francez. 

Këta të fundit po zhvillojnë një sezon të shkëlqyer dhe aktualisht renditen në vendin e dytë në Ligue 1 me 63 pikë, gjashtë më pak se PSG.

Lens po përgatitet për t’i bërë një surprizë të hidhur edhe kryeqytetasve dhe për këtë ka folur mbrojtësi argjentinas, Facundo Medina.

Argjentinasi shprehet se në fushë mund të tolerojë disi Lionel Messin si patriotin e tij, por jo Kylian Mbappe.

Për francezin, ai ka një “kërcënim” dhe thotë se do ta bëj për spital.

“Jam krijuar te River Plate, më kanë edukuar shumë në atë klub. Por, për ndeshjen e radhës ndaj PSG nuk do të kursehem. Ndoshta do të jem më i lehtë me Messin, nëse tenton të më dribloj atëherë do ta tërheq nga fanella”.

“Por, për Mbappe nuk më vjen keq. Ai bën mirë të mendohet para se të driblojë pasi mund t’i duhet të dalë nga fusha me ambulancë”, ka thënë Medina. /Telegrafi/