Florent Hoxha, 20 vjeçare është nga fshati Krajkovë- Gllogovc, komuna e Drenasit është diagnostifikuar me sëmundjen e leukemisë dhe ka nevojë urgjente për ndihmë.
Mjekët i kanë thënë që intervenimi për sëmundjen e tij duhet të bëhet brenda 72 orësh.
Ai për momentin ndodhet i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), respektivisht në repartin e Hematologjisë.
Shuma në të holla që i duhet për intervenimin emergjent të riut nga Drenasi është 250 mijë euro.
Të gjithë qytetarët që kanë mundësi ta ndihmojnë financiarisht Florent Hoxhën, mund të kontaktojnë në këto numra telefoni: 049/219-564: 044/497-434: 044/644-505 dhe në xhirollogarinë bankare Raiffeisen BANK: 1501090003030450, ose të ndihmojnë për informata të tjera për ndonjë spital të avancuar që e trajton këtë sëmundje. /Telegrafi/