Telegrafi

Ta kujtojmë paraqitjen e Fabio Cannavaros ndaj Gjermanisë në Kampionatin Botëror 2006 – ndeshja më e mirë e një mbrojtësi ndoshta në histori

Është një befasi e vërtetë kur një mbrojtës fiton Topin e Artë dhe i fundit që e ka bërë këtë është Fabio Cannavaro.

Legjenda italiane e fitoi kërë vlerësim në vitin 2006 për paraqitjet e tij të jashtëzakonshme në Kupën e Botës atë verë.

Italia u kurorëzua si kampione pasi mundi Francën në finale, një ndeshje që mbahet mend më shumë për goditjen me kokë të Zinedine Zidane ndaj Marco Materrazzit.

Por fitorja në gjysmëfinale e Azzurrëve ndaj Gjermanisë, nuk mbahet  në mend vetëm për shkëlqimin e Italisë, por edhe për paraqitjen e jashtëzakonshme të Cannavaros.

Ish -mbrojtësi i Juventusit dhe Real Madrid në atë ndeshje zhvilloi jnjë prej paraqitjeve më të mëdha mbrojtëse ndoshta në histori.

Pavarësisht se ai me trup ishte 175 centimetra, Cannavaro fitoi çdo duel ajror kundër Miroslav Kloses, një lojtar i njohur për aftësinë e tij në ajër.

Më poshtë, do të gjeni një montazh të shkurtër të pikave kryesore të Cannavaro nga ajo  ndeshje, e cila e ndihmoi atë të fitonte çmimin më prestigjioz personal të futbollit disa muaj më vonë.

Bllokime, lexim loje, pozicionim i përsosur, lojë me, disa pasime të sakte dhe një pasim vendimtar që e qoi Italinë tek golin i dytë dhe fitues të ndeshjes.

Karriera e Cannavaro pas Kupës së Botës 2006 fatkeqësisht filloi të bie për shkak të moshës së tij të avancuar.

Ai u transferua në Real Madrid atë verë nga Juventusi, por nuk e gjeti më formën e tij më të mirë.

Fabio Cannavaro në Santiago Bernabeu (Foto: Denis Doyle/Getty Images)

Italiani u rikthye te Juve në 2009 për një sezon të vetëm, përpara se të bashkohej me Al-Ahlin.

Ai tani është menaxheri i skuadrës kineze, Guangzhou Evergrande, duke e udhëhequr ekipin drejt titullit në vitin 2019.

Nata magjike e 14 viteve më parë mbetet paraqitja e tij më  mirë në jetë, ku dhe mbrojtë si Virgil van Dijk do ta kinin lakmi. /Telegrafi/