Telegrafi

Ta kujtojmë momentin kur Nani ‘anuloi’ golin më të mirë në karrierë të Ronaldos

Një nga momentet më të zemëruara të Cristiano Ronaldos erdhi kur Luis Nani bëri që njëri nga golat e tij më mahnitës të mos pranohet në vitin 2010.

Në vitin 2010 pati një përballje të madhe në mes të Spanjës dhe Portugalisë.

Njëri nga akterët kryesor të ndeshjes padyshim se ishte ylli portugez, Ronaldo.

Lexo po ashtu Ronaldinho zgjedh formacionin e ëndrrave në Ligën e Kampionëve, lë jashtë CR7

Ronaldo ishte afër të shënoj në këtë ndeshje njërin nga golat më të bukur në karrierë, pasi dribloi bukur Gerard Pique dhe dërgoi topin drejt rrjetës.

Pas goditjes, Ronaldo kishte filluar festën pasi topi po shkonte drejt rrjetës, por bashkëlojtari i tij, Nani, shkatërroi gjithçka.

Nani vendosi ta fus vet topin në rrjetë nga vija e fundit dhe ky gol u anulua për shkak të pozitës jashtë loje të sulmuesit anësor.

CR7 ishte tërësisht i inatosur me këtë veprim të Nanit, duke e treguar këtë në fushë me gjestet e tij, ndërsa gjuajti edhe shiritin e kapitenit nga nervozizmi. /Telegrafi/