David Beckham dhe Ryan Giggs njihen si legjenda të Manchester Unitedit, por gjatë kohës sa ata dy ishin bashkëlojtarë krijuan një nga ‘vakitë’ më interesante në futbollit, duke goditur një gjuajtje të lirë në të njëjtën kohë.
Manchester Unitedi ishte duke luajtur me Aston Villan në gushtin e vitit 2001 në udhëtim.
Rezultati ishte 1-1 dhe dy yjet e mëdha, Beckham dhe Giggs vendosën të krijojnë diçka të jashtëzakonshme.
Këtë herë, të dy lojtarët u rreshtuan për ta goditur topin dhe më kur pritej që njëri të tërhiqej dhe tjetri të godiste, ndodhi e papritura.
Beckham dhe Giggs vazhduan të dy drejt topin dhe e goditën atë në të njëjtën kohë duke krijuar një nga goditjet e dënimit më interesante në histori.
Megjithatë, topi i goditur nga gjuajtja e lirë e të dyve nuk pati shpejtësinë e duhur dhe u prit pa shumë vështirësi nga ish-portieri i Unitedit, Peter Schmeichel. /Telegrafi/