Aksidente në trafik thuajse ka çdo ditë, e edhe prej atyre që “rrokin” ndonjë veturë e lënë ndonjë letër që të kontaktohen për dëme që kanë bërë.
Por rasti i këtij qytetari është ndryshe, ai i la një letër, por jo edhe me numrin e telefonit që të kontaktohej.
Ai nga presioni i njerëzve përreth, kishte shkruar letrën për të dalë nga situata.
“Ta kom rrok kerrin…Jom ka boj kishe po e shkruaj qet letër se njerëzit po kqyrin…ishalla e ndreq”, shkruhet në mesazhin që fillimisht u publikua te grupi Marakli t’Kerreve dhe pastaj u bë virale në të gjitha rrjetet sociale.
Ky mesazh nga qytetari është marr me shaka dhe sportivitet nga komentuesit, duke e cilësuar si shumë kreativ. /Telegrafi/