Telegrafi

“Do ta kaloja një natë me të”, Trejsi Sejdini tregon se si e ngacmoi në prapaskenë Ne-Yo

Bukuroshja shqiptare është shprehur se do ta kishte kaluar një natë me këngëtarin e njohur por është i martuar dhe kjo gjë është bërë pengesë për të.

Trejsi Sejdini, përfaqësuesja e Shqipërisë në konkursin ndërkombëtar ka zbuluar së fundmi prapaskenat e “Miss Universe”.

E ftuar në In Tv, bukuroshja rrëfeu se i ishte afruar këngëtari i njohur botëror Ne-Yo dhe e kishte ngacmuar.

“O zot e kam pasur fiksim unë këtë. Kur isha adoleshente e kisha ngjitur foton e tij në tavanin e dhomës time që kur të hapja sytë ta shikoja”, tregoi Trejsi.

Zeshkania 18-vjeçare theksoi më tej se Ne-Yo është i martuar dhe me fëmijë, sepse nëse nuk do të ishte, do të kishte shkuar një natë me të.

Lexo po ashtu Tajlandezët e quajnë “motra e vogël” Trejsi Sejdinin

“Do ta kisha kaluar një one night-stand, pse jo”, deklaroi ylli shqiptar.

Ndryshe, bukuroshja edhe këtë do të marr pjesë në një numër të madh të ngjarjeve të modës.