Bukuroshja shqiptare është shprehur se do ta kishte kaluar një natë me këngëtarin e njohur por është i martuar dhe kjo gjë është bërë pengesë për të.
Trejsi Sejdini, përfaqësuesja e Shqipërisë në konkursin ndërkombëtar ka zbuluar së fundmi prapaskenat e “Miss Universe”.
E ftuar në In Tv, bukuroshja rrëfeu se i ishte afruar këngëtari i njohur botëror Ne-Yo dhe e kishte ngacmuar.
“O zot e kam pasur fiksim unë këtë. Kur isha adoleshente e kisha ngjitur foton e tij në tavanin e dhomës time që kur të hapja sytë ta shikoja”, tregoi Trejsi.
Zeshkania 18-vjeçare theksoi më tej se Ne-Yo është i martuar dhe me fëmijë, sepse nëse nuk do të ishte, do të kishte shkuar një natë me të.
“Do ta kisha kaluar një one night-stand, pse jo”, deklaroi ylli shqiptar.
Ndryshe, bukuroshja edhe këtë do të marr pjesë në një numër të madh të ngjarjeve të modës.