Juventusi e ka fituar Kupën e Italisë për herë të 13-të në histori duke e mposhtur bindshëm Milanin me rezultat 4-0.
Zonja e Vjetër është duke e dominuar frikshëm Serien A, pasi në katër vite ka fituar katër tituj kampioni dhe katër Kupa.
Pasi Gigi Buffon e kishte ngritur në të kaluarën. Ndërsa në vitin e shkuar e kishte bërë Giorgio Chiellini, kësaj radhe trofeun e ngritën Claudio Marchisio, Stephan Lichtsteiner dhe Andrea Barzagli.
Tre lojtarë që janë nga fillimi i kësaj epoke.
‘Zonja e Vjetër’ në këtë edicion të Kupës ka qenë perfekt duke mos e pësuar asnjë gol.
Juve e nisi Kupën në 1/8 e finales kundër Genoas duke fituar 2-0.
Në çerekfinale u takuan me rivalët lokal ku gjithashtu fituan 2-0, duke treguar se e kanë seriozisht edhe këtë edicion.
Në gjysmëfinale Juventusi kishte punë me Atalantan. Skuadrën e Etrit Berishës e mundën dy herë me rezultatin e njëjtë 1-0.
Në finale Juven shënoi katër herë dhe nuk pranoi asnjë gol. Ndeshjet e para përveç finales i mbrojti Wojciech Szczesny. /Telegrafi/