Site icon Telegrafi

A do ta fitojë Mariza Ikonomi Festivalin e 56-të të Këngës në RTSH? (Foto/Video)

Sonte (e shtunë) do të zhvillohet nata finale e edicionit të 56-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Plot 14 është numri i artistëve që do të ngjiten në natën finale të festivalit, në Pallatin e Kongreseve, për të kënduar live këngët e tyre pjesëmarrëse, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Publikohet lista e finalistëve në Festivalin e 56-të të Këngës në RTSH (Foto)

Ata do të shoqërohen nga orkestra e RTSH-së, ndërsa mediat dhe kritikët muzikore kanë filluar të aludojnë mbi emrin, i cili mund të shapllet fituesë.

Nga performancat e shfaqura në dy netët gjysmëfinale, rezulton se ndër artistët më të duartokitur janë Eugent Bushpepa dhe Mariza Ikonomi.

Kjo e fundit, duket të jetë pretendentja kryesore për çmimin e parë, me këngën e saj “Unë”, e cila është kompozuar nga vet këngëtarja, ndërsa tekstin e saj e ka shkruar Florian Zyka.

https://www.youtube.com/watch?v=0yc3Uymxeew

Ajo pati një paraqitje të bukur dhe të denjë para publikut shqiptar, ndërsa iu rikthye këtij festivali pas gjashtë vitesh mungesë.

Gjithsej, Mariza numëron 13 pjesëmarrje në festivalin e RTSH-së, dhe mbase është koha që pas gjithë këtyre paraqitje, të shpallet fituese, duke siguruar biletën për në “Eurovision”.

Ajo është shquar gjithmonë si njëra ndër këngëtaret më të mira shqiptare, e cila është profesioniste, teksa njeh mirë edhe kulturën dhe trendet botërore, kjo pasi një kohë të gjatë, ajo ka jetuar në Paris të Francës.

Kënga është e bukur dhe e përshtatshme për “Eurovision”, ndaj mbetet të shihet nëse do të jetë “Uni” i Marizës, fitues i edicionit të 56-të të Festivalit të Këngës në RTSH? /Telegrafi/

Exit mobile version