Tofu është produkt soje, i cili kryesisht është i përhapur në Lindje, mirëpo edhe ndër vegjetarianët dhe veganët
Për të prodhuar tofun në kube të dallueshme, ngjizet qumështi i sojës në procesin i cili çon deri në ndarjen e hirrës dhe qumështit. Në vazhdim, hirra shtypet derisa të përftohet tofu, transmeton Telegrafi.
Tofu është burim i nutrienëve të shkëlqyeshëm. Jo vetëm që ka pak kalori, vetëm 123 g në 100 gramë, por ka edhe 8 amino-thartira të domosdoshme për organizëm, apo edhe 14 gramë proteina në 100 gramë tofu.
Përmban dukshëm përmbajtje të ulët karbohidratesh, më saktësisht vetëm një gram në 100 gramë, nuk ka shumë kolesterinë, ndërsa është i pasur me thartira yndyrore omega 3.
Për të gjithë ata që i kritikojnë veganët që nuk marrin mjaft kalcium, duhet të theksohet që tofu përmban 75 për qind të dozës së rekomanduar ditore.
Sikur e gjithë kjo nuk është e mjaftueshme, ka edhe izoflavone të cilat përmirësojnë kujtesën, por edhe selen i cili ka veprim antoksidant.
Si konsumohet?
Është e vërtetë që ata të cilët e provojnë nuk arrijnë edhe aq përshtypje të mirë. Ndërsa kjo ndodh për dy arsye – e para, shumica mendojnë që fjala është për djathin, ndërkaq të tjerët nuk dinë ta zien mirë.
Për të qenë më i shijshëm, para pjekjes tofun mund shkurtimisht ta zieni në ujë në të cilin keni shtuar erëza, të cilat i doni apo ta fërgoni disa orë në përzierje vaji dhe erëzash, sipas zgjedhjes suaj.
Pastaj në feta të holla tofun radhiteni në tepsi të lyer dhe piqeni rreth 20 minuta në furrë në 180 gradë.
Para pjekjes, për shije më intensive, mund ta lyeni me mustardë apo t’i hidhni salcën të cilën e doni. /Telegrafi/