Në vitin 2018, administrata e parë e Donald Trump vendosi një taksë prej 10 për qind për aluminin e importuar dhe 25 për qind për çelikun.
Qëllimi ishte të mbështeste prodhimin vendas dhe t’i bënte industritë më të mbështetura te vetja, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, në vitin 2024, prodhimi i industrisë së çelikut në SHBA ishte 1 për qind më i ulët se në vitin 2017, përpara raundit të parë të tarifave nga Trump. Ndërsa industria e aluminit prodhonte gati 10 për qind më pak.
Faktorë të tjerë, duke përfshirë rritjen e kostove të punës dhe energjisë, kontribuan në ngadalësim, transmeton Telegrafi.
Ndërsa tarifat e reja mund të rrisin prodhimin, ka implikime për ekonominë më të gjerë. SHBA-ja mbështetet në importet për të përmbushur kërkesën e madhe për këto metale, të cilat përdoren në çdo gjë, nga ndërtimi në paketim.
Analistët thonë se fabrikat e çelikut në SHBA, të cilat aktualisht funksionojnë nën kapacitet, do të duhet të rrisin prodhimin për të kompensuar më pak importe.
Ndërsa tarifat mund të mbështesin prodhuesit vendas, rreziku është se ato në fund të fundit do të jenë inflacioniste dhe do të dëmtojnë konsumatorët amerikanë. /Telegrafi/