Site icon Telegrafi

T-Mobile po heton pretendimet për “shkelje të të dhënave të klientit”

T-Mobile konfirmoi të dielën se po shikon një postim në forumin online që pretendon se po shet një sasi të madhe të të dhënave të ndjeshme të klientëve të saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, T-Mobile raportoi se ishte në kontakt me shitësin e të dhënave, i cili tha se kishin marrë të dhëna nga serverët e T-Mobile që përfshinin numrat e Sigurimeve Shoqërore, emrat, adresat dhe informacionin e patentë shoferit në lidhje me më shumë se 100 milionë njerëz.

“Ne jemi të vetëdijshëm për pretendimet e bëra në një forum dhe kemi hetuar në mënyrë aktive vlefshmërinë e tyre”, ka thënë një zëdhënës i T-Mobile në një email për The Verge. “Ne nuk kemi asnjë informacion shtesë për të ndarë në këtë kohë”.

Nuk është e qartë kur të dhënat mund të jenë qasur, por T-Mobile ka qenë objektivi i disa shkeljeve të të dhënave në vitet e fundit, më së fundi në dhjetor të vitit 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version