Telegrafi

T.I. dhe Meek Mill lansojnë videoklipin “Jefe”

T.I. dhe Meek MIll kanë bashkuar forcat e tyre për një projekt të përbashkët muzikor.

“The Grand Hustle” dhe “The DreamChaser” kanë publikuar klipin e xhiruar nga Nathan Smith.

Ata shfaqen në një festë në Meksikë.

“Jefe” është një prej këngëve të lansuara javë më parë nga T.I.

Së fundmi ai ka nënshkruar një marëveshje me Epic Records dhe po bën gati albumin e 10-të të tij, “Dime Trap”.

Meek Mill vetëm kohë më parë u lirua nga burgu dhe u pajtua me superyllin, Drake. /Telegrafi/