Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka uruar Gjykatën Kushtetuese për 14 vjetorin e saj.
Szunyog, në platformën ‘X’ ka thënë se ajo duhet të jetë e pavarur dhe pa ndërhyrje politike.
“Urime Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për 14 vjetorin e saj. Ajo duhet të jetë e pavarur dhe pa ndërhyrje politike, zbatimi i të gjitha vendimeve të saj është vendimtar”.
“BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Gjykatën në promovimin e sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut”, shkori ai.
Edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar 14-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ai ka theksuar se gjykata luan një rregull të jashtëzakonshëm për përforcimin e demokracisë së re.
“Që kjo të ndodhë, ndarja e pushteteve dhe pavarësia e gjyqësorit janë thelbësore. Zbatimi i plotë i të gjitha vendimeve të gjykatës nga ekzekutivi është çështje e shtetit të së drejtës”, ka potencuar Rohde.
Congrats to the ?? Constitutional Court on its 14th anniversary! It should be independent & free of political interference, the implementation of all its decisions is crucial. The EU will continue to support the Court in promoting the rule of law & respect for human rights.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) October 23, 2023