Telegrafi

Szunyog letër Konjufcës, i kërkon ta dërgojë draft-ligjin e ri për KPK-në në Venedik

Foto: Arkiv

Shefi i Zyres së BE-së për Kosovë,  Tomas Szunyog, i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufcës që përsëri ta dërgojë draft-ligjin e ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) për konsultim në Komisionin e Venedikut.

“Marrë parasysh rëndësinë e kësaj iniciative dhe faktit që draft-ligji përfshin dispozita të reja që më parë nuk janë vlerësuar nga Komisioni i Venedikut, unë iu inkurajoj fuqishëm që të (ri) konsultoni Komisionin e Venedikut dhe të siguroheni që rekomandimet e tij janë inkorporuar siç duhet në draft-ligjin e finalizuar”, shkruan në këtë letër Szunyog.

Szunyog ka shprehur gatishmërinë që edhe zyra e BE-së të ndihmojë me komente dhe asistentë teknike Kuvendin e Kosovës.