Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog, ka lavdëruar Forcën e Sigurisë së Kosovës për ndihmën që po ofron në Turqi për të shpëtuar jetë, pas tërmetit shkatërrues që ndodhi ditë më parë.
Ai ka bërë të ditur se ushtarët e Kosovës deri tani kanë shpëtuar katër jetë, përfshirë dy fëmijë.
Szunyog tutje ka thënë se ndjehet krenar kur sheh Kosovën që i bashkohet Bashkimi Evropian dhe përpjekjes ndërkombëtare të shpëtimit.
“Dua të përshëndes përpjekjet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Turqi gjatë dhjetë ditëve të fundit. Deri më tani ata kanë arritur të shpëtojnë katër jetë, përfshirë dy fëmijë. Krenar që shoh Kosovën duke iu bashkuar Bashkimit Evropian dhe përpjekjes ndërkombëtare të shpëtimit”, ka shkruar ai në Twitter. /Telegrafi/
I want to applaud the search and rescue efforts of the @KSF_Kosova ?? in Türkiye ?? over the last ten days.
So far they have managed to save four lives, including two children.
Proud to see #Kosovo joining the #EU?? and international rescue effort. pic.twitter.com/7aR01Z1jON— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) February 15, 2023