Dominik Szoboszlai është deklaruar për herë të parë si lojtar i Liverpoolit.
Mesfushori ofanziv ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me The Reds, ndërsa këta të fundit kanë paguar 70 milionë euro te RB Leipzig.
Szoboszlai ka thënë se ai është shumë i lumtur që i është bashkuar Liverpoolit, një klub histori dhe mezi pret t’i njoh bashkëlojtarët e tij në Anfield.
“Është vërtet shumë mirë. Më pëlqyen ditët e fundit dhe mezi pres t’i njoh të gjithë më mirë”, ka thënë fillimisht ai.
“Tre apo katër ditët e fundit shkuan shumë ngadalë, por nuk ishte aq e lehtë. Mirëpo, më në fund jam këtu, jam i lumtur dhe mezi pres të filloj”.
“Një klub vërtet historik, lojtarë vërtet të mirë, trajner i mirë, gjithçka është mirë. Për mua ishte perfekte të bëja hapin tjetër në një klub si ky. Tifozët, stadiumi, gjithçka është shumë mirë”, ka shtuar më tej lojtari. /Telegrafi/
"For me it was perfect to make the next step in a club like this." ❤️
Watch Dominik Szoboszlai's first interview in full on @LFCTV GO 🎥
— Liverpool FC (@LFC) July 2, 2023