Wojciech Szczesny është njëri nga portierët më në formë në Evropë.
Polaku që katër vite është pjesë e futbollit italian, ku qëndroi për dy sezone i huazuar te Roma dhe nga viti 2017 u ble nga Juventusi.
Sa ishte te Roma, Szczesny ishte portier i parë dhe rezerva e tij ishte braziliani Alisson, portieri më i mirë i vitit 2019.
Ndërkohë tani polaku është portier i parë te Juventusi dhe në bankë ka njërin nga më të mirët në histori të futbollit, Gianluiggi Buffon.
29-vjeçari ka thënë me shaka për mediat polake se është portieri më i mirë në botë dhe më i miri në histori.
“Kam thënë që kur isha te Roma, Alisson është portieri më i mirë në botë por e ula në bankë. Tani te Juventusi, në bankë është portieri më i mirë në histori dhe natyrisht unë jam portieri më i mirë në botë dhe në histori”, u shpreh Szczesny.
Polaku u shpreh se ardhja e Buffon e ka ndihmuar atë për shkak se është një portier i jashtëzakonshëm
“Sigurisht ardhja e Buffon më bën mirë pasi është një portier i jashtëzakonshëm dhe është lëvizje e mirë për mua dhe Juventusin. Mundësia për t’u stërvitur, folur dhe qëndruar me të nuk mund të blihet ndërsa unë do të isha budalla nëse nuk do të mësoja”, u shpreh portieri polak. /Telegrafi/