Site icon Telegrafi

Szczesny për fillet e karrierës: Doja të bëhesha sulmues, por isha shumë i dobët

(Foto: Getty Images)

Wojciech Szczesny ka reflektuar në lidhje me karrierën e tij, qasjen e parë nga Juventusi dhe rëndësinë e ndeshjes gjysmëfinale në Ligën e Evropës ndaj Sevillas.

Që nga largimi i legjendës, Gianluigi Buffon, 33-vjeçari është portieri kryesor i Bianconerëve, me të cilët ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Gjatë një interviste për kanalin e Juventusit në Twitch (transmetuar nga Calciomercato.com), polaku ka treguar se jo gjithmonë ka dashur të bëhej portier.

Lexo po ashtu Paguhet 13 milionë euro në sezon, Szczesny nga të parët që mund të sakrifikohet në sezonin e ardhshëm

“Doja të bëhesha sulmues, por isha shumë i dobët. Më pëlqente të luaja futboll, por isha më i gjatë dhe më vendosën në portë. Në pritje e parë të mirë, nuk desha më të kthehesha në sulm”.

(Foto: Getty Images)

“Në fakt, akoma do të më pëlqente të isha sulmues, por kur je më i ri e kupton se je më i mirë se të tjerët në diçka, është ndjenjë e mirë, ndihesh i fortë, të jep vetëbesim, vetëvlerësim, e bëra sepse ishte gjëja e vetme që dija ta bëja mirë”, është shprehur Szczesny.

Ai ka thënë se nuk i kujtohet qartë kontakti i parë me Juven në vitin 2017, porse kishte pasur kontratë me Arsenalin dhe ishte huazuar te Roma, ndërsa porsa kuptoi për interesimin e Bianconerëve, tha ‘po’.

Lexo po ashtu Goli në minutën e gjashtë të kohës shtesë e shpëtoi Juventusin nga humbja

Sa i përket gjysmëfinales kthyese ndaj Sevillas, është shprehur: “Ndjenja pozitive, sidomos për atë golin në minutën e 96-të që është vendimtar për energjinë dhe entuziazmin që kemi para ndeshjes kthyese”.

“Ndeshja më e rëndësishme e këtij viti, i vetmi trofe në dispozicion dhe është gjë e shkëlqyer. Duam të shkojmë në finalen e Budapestit”, ka deklaruar portieri i Zonjës së Vjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version