Telegrafi

Szczesny: Nuk munda të festoj me shokët fitoren ndaj Napolit, Juventusi i uritur për trofe

Wojciech Szczesny ka thënë se Juventusi ka treguar se është i uritur për të fituar trofe, pas triumfit në Superkupën e Italisë kundër Napolit.

Polaku zbuloi se nuk mori pjesë në festimet në dhomën e zhveshjes pas fitores 2-0 në “Mapei Stadium” për shkak të një testi për doping pas ndeshjes.

“Pas ndeshjes ata menjëherë më çuan në një dhomë tjetër për kontroll dopingu, kështu që nuk pata kohë ose mundësi të festoja me djemtë”.

“Është turp, sepse ata u argëtuan”, ka thënë Szczesny për Sky Sport Italia.

Portieri i Zonjës së Vjetër ka thënë se ekipi i tij ka treguar ‘urinë’ e tyre dhe duhet të marrin pikët e plot ndaj Bolognas të dielën.

“Ndjesitë pas ndeshjes ishin shumë të mira. Kemi edhe dy ditë larg ndeshjes kundër Bolognas dhe duhet të përqendrohemi menjëherë”.

“Chiellini më falënderoi, që nuk pranuam gol, por kjo ndodhi gjithashtu paraqitjes së tij të shkëlqyeshme. Edhe unë e falënderova”.

“Ne treguam kundër Napolit se kjo skuadër është e etur për të fituar trofe. Këtë vit fituam për të dhjetin vit radhazi dhe kjo tregon urinë që kemi dhe nuk duam të ndalemi këtu”, ka thënë portieri polak. /Telegrafi/