Telegrafi

“Szczesny ndër më të mirët në botë”

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka konfirmuar Wojciech Szczesny si portier startues ndaj Fiorentinës.

Bianconerët do të përballen me Violat në Torino pas startit perfekt në Serie A, ku pas katër ndeshjeve kanë po aq fitore.

“Jemi vetëm në fillim të sezonit. Do ta zhvillojmë vetëm ndeshjen e pestë dhe renditja fillon të marr formë që pas javës së 10-të”.

“Do ta shoh stërvitjen edhe sot, disa gjëra do të ndryshojnë. Nesër (e mërkurë) [Gianluigi] Buffon nuk do të luajë, do të luajë Szczesny”.

“Pas ndeshjes me Barcelonën kam vendosur së bashku me Gigin, që në këtë ndeshje të luajë Szczesny. Nuk them se kam më pak besim, ose më shumë, pasi edhe sezonin e shkuar Neto ka zhvilluar shumë ndeshje me ne”.

“Szczesny është një portier shumë i mirë, njëri nga më të mirët në botë dhe Juventusi ka fatin që ka dy portier si Buffon dhe Szczesn”

“Szczesny është lojtar, është portier, dhe mund të mbrojë portën e shtatë apo tetë ekipeve në botë”, ka thënë Allegri

Trajneri tha se ende nuk e dinë se a do të startojë nesër Federico Bernardeschi dhe për këtë do të vendos pas stërvitjes./ Telegrafi/