Wojciech Szczesny ka folur për herë të parë pas zyrtarizimit si lojtar i Juventusit.
Polaku ka kaluar në radhët e kampionit italian për shumën prej 12 milionë euro nga Arsenali.
Polaku ka pohuar se është mjaft i lumtur me këtë ndryshim të ambientit dhe ka premtuar edhe më shumë suksese.
“Jam shumë i lumtur. Kam biseduar edhe me Buffonin, ai është shumë i mirë. Jam i lumtur që do të stërvitem me të”, ka thënë 27-vjeçari.
“Jam me fat që jam portieri i parë pas Buffonit. Nuk kam aspak presion dhe mendoj se mund të luaj në nivele të larta. Jam plotësisht i gatshëm për këtë sfidë. Është hap përpara për karrierën time”, ka shtuar portieri, i cili ka qenë i huazuar te Roma
Polaku do të bartë fanellën me numrin 23 te kampioni italian. /Telegrafi/