Wojciech Szczesny vazhdon të jetë portieri kryeso i Juventusit.
Portieri polak pritet që në janar të vazhdojë kontratën me Zonjën e Vjetër.
Szczesny ka qenë mjaftë vendimtar për kampionin e Serie A-së, madje duke e mposhtur edhe konkurrencën me Gianluigi Buffonin.
Polaku do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me torinezët, por paga e tij do të jetë po ajo që është.
Njoftimi për kontratën e re mund të bëhet qysh në fillim të muajit të ardhshëm, në mënyrë që edhe portieri të jetë në formë sa më të lartë për ndeshjet e vështira për pjesën e mbetur të edicionit. /Telegrafi/