Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny është afër rinovimit të kontratës deri në vitin 2024.
Ish-portieri i Arsenalit është te Juve që nga nënshkrimi në verën e vitit 2017 për 14 milionë euro.
Ai nënshkroi edhe pse e dinte se do të ishte rezervës e Gigi Buffon në sezonin 2017-18, pasi pastaj ai do të startues kur veterani italian u largua për në Paris Saint Germain.
Szczesny ka qenë zgjedhja e parë që nga ajo kohë, madje me Buffonin e rikthyer në klub këtë sezon.
Kontrata e polakut skadon në qershor 2021, por Di Marzio raporton se kontrata e tij do të zgjatet deri në 2024.
Ai ka bërë 74 paraqitje për Juve dhe e ka mbajtur 37 herë portën e pastër. /Telegrafi/