Performanca e SZA në Super Bowl 2025 u kritikua nga fansat, të cilët e akuzuan këngëtaren për sinkronizim buzësh gjatë interpretimit të hiteve Luther dhe All The Stars me Kendrick Lamar.
Disa përdorues në rrjetet sociale e cilësuan interpretimin e saj si “shumë të dukshëm” dhe “një përzierje të tmerrshme”.
Përfaqësuesit e SZA nuk kanë komentuar ende për këto akuza, shkruan DailyMail.
Ndërkohë, Kendrick Lamar shfrytëzoi performancën për të goditur rivalin e tij, Drake, ish-i dashuri i SZA.
Edhe pse Drake kohët e fundit e ka paditur Universal Music Group për këngën Not Like Us, Lamar e performoi atë në skenë, duke hequr vetëm një fjalë që mund të shkaktonte probleme ligjore.
Ai madje e ironizoi situatën duke i thënë publikut: “E di që duan të padisin”.
SZA dhe Drake patën një histori të shkurtë në 2009, që u konfirmua sërish nga këngëtarja në 2023, megjithatë ajo e ka minimizuar rëndësinë e lidhjes së tyre.
Drake e ka përmendur disa herë SZA në tekstet e tij, por këngëtarja ka thënë se gjithmonë në mënyrë pozitive. /Telegrafi/