Telegrafi

“Syzet e Spiunit” në treg

Një kompani kineze, “Chinavasion” ka nxjerrë në treg të ashtëquajturat “Syzet e Spiunit”, të pajisur me një kamera të fshehtë të integruar në skelet. Ky model nuk ndryshon aspak nga syzet e tjera në peshë, por janë edhe tërheqëse si dizajn.

Këto syze kanë një memorje të integruar 4 GB, që mund të rregjistronjë një orë rresht një video me rezolucion 1280×720, 30 fps, në një cilësi shumë të mirë. Kjo kamer nuk mund të dallohet pasi ajo është fshehur në skelet, që është prodhuar për ti rrezistuar edhe goditjeve. “Syzet e Spiunit” kanë dalë në shitje në tregun kinez, kushtojnë 114$, por mund të blihen edhe në internet. /Telegrafi/