Telegrafi

Syzet e Saimir Tahirit kushtojnë 10,500 euro, mediat publikojnë foto që e dëshmojnë këtë! (Foto)

Në morinë e të dhënave kompromentuese për Saimir Tahirin këto ditë, doli edhe një denoncim i ish kryeministrit Sali Berisha se edhe syzet e ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, ishin blerë nga Habilajt.

Lapsi.al shkruan se ka siguruar disa foto të Tahirit në Komisionin e Mandateve ditën e shtunë, që tregojnë se 38 vjeçari mban një palë syze vërtet të shtrenjta.

Shikoni me kujdes foton më poshtë:

Dallohet qartë se shkrimi i gdhendur në syzet e Tahirit është Maybach Manifactur, një prej markave më të shtrenjta në qarkullim.

Lapsi.al shkruan gjithashtu se verifikoi në faqen e internetit të kompanisë Maybach se çmimi i tyre është 10 mijë e 500 dollarë, një shumë e konsiderueshme parash për ish ministrin.