Site icon Telegrafi

Syzet e Mahatma Gandhit shiten për 280 mijë euro

Një palë syze që i takonin ikonës indiane, Mahatma Gandhi janë shitur për 288 mijë euro përmes një shtëpie të ankandeve publike.

Ankandi i East Bristol kishte vlerësuar se syzet do të shiten për rreth 16 mijë euro, raporton skynews.

Shitësi i kishte trashëguar ato nga xhaxhai, i cili punonte në Afrikën e Jugut rreth të njëjtës kohë kur Gandhi ishte atje – midis viteve 1910 dhe 1930, raporton Telegrafi.

Ato iu dhanë atij nga udhëheqësi i famshëm i të drejtave civile dhe u përcollën brez pas brezi.

Duke njoftuar shitjen përmes mediave sociale, shtëpia e ankandeve e përshkroi atë si një “rezultat të pabesueshëm për një artikull të jashtëzakonshëm”.

Syzet u lanë në një zarf në kutinë e letrës së shtëpisë së ankandit, me një shënim brenda ku thuhej “Këto syze i përkisnin Gandhi, më bëni një telefonatë.”

“Këto ndoshta janë syzet më të famshme që kemi pasur ndonjëherë dhe gjësendi më i rëndësishëm historik që kemi gjetur”, tha Andrew Stowe, një ndër shitësit e ankandit. /Telegrafi/

Exit mobile version