Telegrafi

Syzet e diellit, detaje me stil

Sipas specialistëve, syzet e diellit janë të domosdoshëm, veçanërisht në kohët e sotme, kur shtresa e ozonit ka filluar të hollohet dhe kjo bën që rrezet e diellit të godasin më fort, drejtpërdrejtë mbi ne. Në këto kushte, një palë syze të mira dielli janë të afta të mbrojnë nga rrezet e dëmshme, të cilat janë përgjegjëse kryesisht për dëmtime në pjesën e jashtme dhe të brendshme të syrit.

Një palë syze të mira dielli, të cilat do të rekomandohet nga mjeku okulist, mund të mbrojnë shumë mirë jo vetëm sytë por edhe lëkurën rreth tyre. Nuk ka rëndësi nëse ngjyra e xhamave është kafe, e zezë ose e gjelbër. E rëndësishme është që të jenë të shënuar mbi to inicialet CE, që do të thotë se mbrojnë nga rrezet e diellit; të jenë të cilësisë së mirë, të kenë pastërti shikimi dhe material të njëllojtë; të mos pengojnë pamjen dhe të mos shkaktojnë deformime.

Kërkoni syze të cilat bllokojnë së paku 95% të rrezeve ultra vjollcë B (UVB) si dhe 60% të rrezeve ultra vjollcë…

/Telegrafi/