Për harmoni kombinoni me veshjen
Edhe pse dikur ishin vetëm një ndihmë për shëndetin, sot kemi gjithnjë e më shumë korniza në dispozicion me të cilat mund të lozim me stilin, ato janë bërë pjesë e gardërobës.
Fytyrës i japin një kornizë të veçantë. Nga trendët e këtij sezoni theksohen format e ndryshme retro, nga forma maceje deri te ato shumë të rrumbullakëta, transmeton Telegrafi.
Toneve neutrale të veshjeve u përshtaten njësoj syzet e denja.
Kornizat ekscentrike janë të parezistueshme në editime me pika.
Harmonia e toneve të errëta mund të jetë shumë romantike dhe shumë femërore.
Kornizat metalike me formë këndore, si edhe vestat me jakë të lartë, na vijnë nga epoka e viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar.
Nëse ngjyrën e kuqe e keni të preferuar, theksojeni në bluza, por edhe në syze.
Ndër kornizat popullore janë edhe ato të nuancuara, të cilat i japin fytyrës një përshtypje butësie.
Nëse flokët kanë tone bakri, provoni syzet e stilit të ngjashëm, për dukje të harmonishme intelektuale.
Dizajni i fuqishëm kërkon një grim pak më të qetë. /Telegrafi/