Syze mace
Një nga stilet më të përdorura në pasarelat e modës këtë vit. Në fakt duket sikur tendencat e viteve të kaluara që nga veshjet, modelet e flokëve, grimi apo dhe syzet po kthehen sërish në modë.
Syze gjeometrike
Syze të mëdha dhe me forma pak të çuditshme janë një tjetër trend i përdorur nga Miu Miu apo Fendi.