Në shikim të parë, mund të duket si ndonjë nën-veshje, që gjendet në kategoritë që shesin gjësende për fetishe të ndryshme.
Në fakt, sytjenat nga ‘Nicole’ janë të dizajnuara të mbajnë sisët, duke shfaqur vetëm pjesën e poshtme.
Në trendin më të ri të modës, të popullarizuar dhe të bartur shumë nga të famshmet, praktikohen veshje që zbulojnë pjesët e poshtme të gjoksit.
Kjo ‘bluzë pa mëngë dhe me shpinë të hapur’, që e mbanë si duhet gjoksin, duke e siguruar poshtë me dy shirita, e ngritë dhe e mbanë të palëvizur.
Me anë të sytjenave, që kushtojnë rreth 30 euro, ky trend i zbulimit të gjoksit, mund të japë efektin e duhur, transmeton Telegrafi.