Telegrafi

“Sytë e tu që shkëlqejnë”: Kështu i përgjigjet djali i verbër dhe autik Babadimrit kur e pyet se çfarë dëshiron

Krishtlindja është një kohë magjike për çdo fëmijë. Gëzimi është në ajër, dhe, natyrisht, mundësia për të takuar Babadimrin është e madhe.

Ndoshta kjo është edhe më e rëndësishme për ata fëmijë që përballen me sprova dhe mundime në jetën e tyre normale.

Kur një nënë mori djalin e saj Mateun për të takuar Babadimrin, ajo nuk ishte e sigurt se çfarë do e priste.

Mateu është i verbër dhe autik , por dashuria e tij për Babadimrin është e madhe.

Frika e Misty u largua në momentin kur ajo i tregoi Babadimrit për gjendjen e djalit të saj.

“Unë i pëshpërita dhe i thash se ai është i verbër dhe autik dhe është shumë i interesuar për të”.

“Ai tha, ‘mos vazhdo më’, dhe menjëherë zbriti në dysheme për të përshëndetur djalin tim të vogël”.

“Ai bisedoi me Mateun për një kohë të gjatë”.

Babadimri e pyeti Mateun nëse dëshironte të prekte ndonjë gjë. Djali u përgjigj, “Sytë e tu që shkëlqejnë” (nga poema “Twas the Night Before Christmas”).

Kështu, Babadimri e lejoi të prekte sytë për aq kohë sa të donte, duke bërë që Mateu të ndihej rehat me të. /Telegrafi/