Qeveria greke dhe opozita e atjeshme kishin ballafaqim rreth paralajmërimeve së Qeverisë që udhëheq Mitsotakis do t’i ngrijë ratifikimet e memorandumeve me Maqedoninë e Veriut.
Partia më e madhe opozitare në Greqia, Syriza e cila udhëhiqet nga ish-kryeministri Alexis Tsipras, i bëri thirrje Qeverisë së Greqisë që t’i ratifikojë tre memorandumet mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, si pjesë e Marrëveshjes së Prespës. Një reagim i tillë vjen cicërimës së kryeministrit Zaev në “Twiter” kur u shpreh se jep përkrahje për “Reprezentacionin e Futbollit Maqedonas”, pa përdorur “E veriut”.
Deputeti nga radhët e Syriza, Kostas Zahariedes, në fjalimin e tij në Kuvend u bëri thirrje autoriteteve greke dhe deputetëve të partisë së Mitsotakis të mos gjejnë justifikime dhe të mos luajnë me të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, çdo anulim rrit ndikimin e Turqisë në rajon.
“Miratoni memorandumet në Kuvend. Mos luani me të ardhmen e Maqedonisë së Veriut dhe me interesat evropiane në rajon dhe me Ballkanin me probleme”, tha Zaharijades.
Ndryshe, tre memorandumet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, përshpejtimin e aderimit të Maqedonisë së Veriut drejt BE-së dhe kontroll në hapësirë ajrore janë ngrirë tashmë më shumë se një vjet, ndërsa këto memorandume duhej të ratifikohen në korrik. Lajmin e përcjellën edhe mediat evropiane “Eutoactive”, duke rikujtuar se Marrëveshja e Prespës u arrit kur Syriza ishte në pushtet. Media thekson se “Demorkacia e re” e Mitsotakis, si opozitë ishte kundër, por pas ardhjes në Qeveri, u deklarua se do të respektojë për shkak se është marrëveshje ndërkombëtare./Telegrafi/