Në prani të kryeministrit grek dhe kryetarit të partisë, Alexis Tsipras, këshilli politik i SYRIZA-s, sot mbajti takim në të cilin anëtarët biseduan për ngjarjet e fundit për çështjen e emrit, si dhe për përgatitjet për komitetin qendror të partisë.
SYRIZA, përmes kumtesës dërguar mediave, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, e përsërit qëndrimin e partisë në pushtet lidhur me kontestin midis Maqedonisë dhe Greqisë: emër i përbërë për përdorim të përgjithshëm.
“Në këshillin politik, u shpreh mbështetje për aktivitetet e qeverisë dhe u theksua nevoja që të shfrytëzohet mundësia për zgjidhjen e çështjes kombëtare shumëvjeçare që ka mbetur si trashëgim nga qeveritë e mëparshme. SYRIZA fuqimisht angazhohet për zgjidhje të pranueshme me emër të përbërë për të gjitha përdorimet”, kumtojnë nga partia.
Nga partia thonë se qëllimet kryesore dhe të SYRIZËS dhe të qeverisë janë zhvillimi i pozitës gjeopolitike të vendit dhe konsolidimi i stabifitetit, demokracisë dhe paqes në Ballkan, në kuadër të politikës aktive dhe më shumëdimensionale të jashtme të vendit./Telegrafi/