Site icon Telegrafi

Syrin artificial e ndërroi me kamerë

Regjisori nga Toronto, Rob Spence (36 vjeç), ka humbur syrin si tinejxher në fermën e gjyshit të tij. Kohë më parë vendosi ta punojë një kamerë në miniaturë për ta vendosur në gropëzën e syrit. Prototipin që e ka punuar vitin e kaluar, revista “Time” e shpalli si inovacionin më të mirë më 2009, ndërsa ai ia vendosi emrin “Eyeborg”.

Tash në vend të syrit ka kamerën pa tel, e cila punon me bateri, nuk është e lidhur me tru dhe nuk i ndihmon atij të sheh më mirë, por xhiron të gjitha që ai i sheh. Po ashtu përmban edhe një transmetues pa tel, nëpërmjet të të cilit xhirimet mund t’i emitojë në kohë reale në internet.

Momentalisht modeli që ka transplantuar në sy ka rezolucion të vogël, ndërsa transmetuesi ende ka valë të dobëta sa që Spence detyrohet ta mbaj antenën afër për të pasur sinjal. Por versioni më i mirë është në punim e sipër, dhe ka edhe një thjerrëz me ngjyrë të kuqe, si në filmin “Terminator”. /Telegrafi/

Exit mobile version