Site icon Telegrafi

Syri i Vizionit: Në zonat rurale kemi probleme të integrimit të gruas, shkak mentaliteti

Organizata Jo-Qeveritare Syri i Vizionit, e cila ka për qëllim gjithë-përfshirjen dhe respektimin e të gjithëve pa dallim, po has në vështirësi të qasjes së grave në aktivitete në zonat rurale të Pejës.

Sipas tyre projektet të cilët ata i prezantojnë nuk kanë gjetur hapësirë të mjaftueshme te gratë, ngaqë siç thonë ata mentaliteti është ndër shkaktarët.

Nga Syri i Vizionit për Telegrafin, psikologia Fjolla Avdyli, është shprehur se gratë janë duke hezituar të marrin pjesë në këto aktivitete për shkak të rrethanave te krijuara nga mentaliteti, ajo ka potencuar se janë duke u munduar të krijojnë kushte adekuate për heqjen këtij “ngërçi”, nga fshatrat e Pejës.

“Po mundohemi ti tërheqim gratë pak më shumë, jemi duke e potencuar vazhdimisht te kudo që po përmendet projekti për shkak se në këto zona më rurale, ndoshta mentaliteti, nuk e dinë se çka është duke ndikuar që gratë janë pak më të tërhequra për ti dëgjuar këto ligjërata”, është shprehur Avdyli.

Ajo ka thënë se interesimi i këtyre grave është i madh por kërkesa e tyre sipas Avdylit është ti ndjekin këto aktivitete pa prezencën e gjinisë mashkullore.

“Interesimi i tyre është të mbajnë këto aktivitete vetë pa prezencën e gjinisë mashkullore dhe këtë gjë po mundohemi ta realizojmë”, ka thënë Avdyli.

Vlen të theksohet se sot në qëndrimin ditor në Novosellë është mbajtur një ligjëratë shëndetësore për hipertensionin dhe diabetin./Telegrafi/

Exit mobile version