Me mbështetje financiare nga ATRC/USAID Syri i Vizionit po mban një forum dyditor me gratë asambleiste nga Kuvendet komunale të Pejës, Istogut, Junikut dhe Deçanit.
Takimi është pjesë e aktiviteteve që kanë për qëllim të ndihmojë fuqizimin e grave në rajonin, përkrahjen dhe inkurajimin e pjesëmarrjes së grave në pozita menaxheriale, përkatësisht gjetjen e nevojave për asistencën teknike që kanë grupet e grave asambleiste nëpër komuna dhe përkrahja për përmirësimin e politikave dhe legjislacionit rreth fuqizimit të grave.
Në ditën e parë folës kryesor i forumit është Ismet Kryeziu nga KDI dhe Demokracia në Veprim.
Aktiviteti është pjesë e projektit Përkrahje për përkrahjen e grave dhe vazhdon edhe nesër me folës dhe tematika tjera.
Forumi me gratë asambleiste të komunave të rajonit Pejë, Rugovë, 16 mars – Me mbështetje financiare nga ATRC/USAID.
Posted by Syri i Vizionit on 2016-03-16