“Është një hap shumë pozitiv ngase edhe pse fjala është për lojë miqësore, është veprim politik i cili thyen izolimin e futbollit kosovar, e në aspektin sportiv ka një peshë shumë të veçantë ngase na jep mundësinë që të parapërgatitemi për hapin tjetër”, tha Bunjaku, sipas të cilit grumbullimi i parë do të ndodhë vetëm sipas datave të FIFA-së të caktuara për miqësore, transmeton Telegrafi.
“Edhe më herët kemi punuar në bazë të kalendarit të FIFA-s dhe këtë nuk do ndryshojmë. Data e FIFA-së për kombëtare është më 5 mars por kjo kohë do jetë shumë e vështirë të gjejmë kundërshtar ngase koha është e shkurtë dhe pothuajse të gjitha kombëtaret janë të zëna .
Planifikimi me kombëtare duhet bëhet shumë më herët dhe qysh tani duhet të shikojmë mundësitë për shtator, tetor ose nëntor madje edhe për vitin 2015”, tha Bunjaku, duke shtuar se kjo nuk do të thotë se nuk do të luajmë më 5 mars, por do ta kenë vështirë të gjejnë një kundërshtar të madh.
“Nuk është me rëndësi me kë luajmë lojën e parë zyrtare miqësore, por është më rëndësi që të luajmë sa më shumë lojë për këto dy vite dhe të përdorim të gjitha kontaktet dhe mundësitë. Kampionati Botëror 2018 është objektivi ynë i përbashkët”, tha Bunjaki. /Zëri/Telegrafi/